Lexoni edhe:
Gërvalla tregon nëse Vjosa Osmani dhe Lista e saj do t’i kthehen LDK’së
Jusuf Thaçi ka thënë se nëse largohet ideja që kjo ide imponohet nga faktorët ndërkombëtar, përqindja e njerëzve që mbështesin idenë e bashkimit kombëtar shkon në mbi 90 për qind.
Ai ka vënë bast publik për këtë, teksa ka thënë se një ide e këtillë nuk bën të demonizohet.
“Kur ia hjekim frikën që kjo ide imponohet, unë jam i bindur që ideja e bashkimit kombëtar shkon mbi 90 për qind dhe unë vë bast për këtë”, ka deklaruar ai.
Gërvalla tregon nëse Vjosa Osmani dhe Lista e saj do t’i kthehen LDK’sëLexoni edhe:
Tutje, ai ka kategorizuar edhe motivet që ekzistojnë për bashkimin kombëtar.
“Nuk ka asnjë arsye racionale me e demonizu bashkimin kombëtar. Po, mos të harrojmë diçka, janë një varg kategorish njerëzit që kanë motive të ndryshme sa i përket bashkimit kombëtar. Ka kategori të njerëzve që motiv e kanë për arsye ekonomike, emocionale, të sigurisë, e kështu me radhë”, ka shtuar opinionisti Thaçi.
(Kosova Sot Online)