Haziri: Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të LDK’së

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 21:54
Haziri: Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të LDK’së

Nënkryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë për kandidimin e tij për kryetar të LDK’së.

Pas dorëheqjes së liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, Haziri thotë se ende nuk e ka vendos se a do të jetë kandidat për kryetar, mirëpo nuk e përjashton mundësinë.

“Nuk e përjashtoj kandidimin tim, por se kush mundet me u bë kryetar e vendos Kuvendi. Nuk kam vendos ende a me kandidu apo jo”, tha Haziri.

Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK’ja pësoi humbjen  më të thellë në histori, duke dalë e treta në listë. Si pasojë e rezultatit, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa dha dorëheqje, të nesërmen pas ditës së zgjedhjeve.

Ndërsa, kujtojmë se Anton Quni, ditë më parë e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së.

(Kosova Sot Online)