Hoxhiq: Rrahja e djalit të Rashiqit është krim, gjithë natën nuk jam bërë rehat

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 23:28
Hoxhiq: Rrahja e djalit të Rashiqit është krim, gjithë natën nuk jam bërë rehat

Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar” e ka quajtur krim rrahjen e djalit të Nenad Rashiq. Thotë se institucionet e drejtësisë duhet të zbardhin rastin. Gjëra të tilla thotë se s’do të duhej të ndodhnin.

Hoxhiq thotë se e ka mik Rashiqin dhe i ka ardhur keq kur ka dëgjuar lajmin.

“I thërras të gjitha institucionet relevante që të reagojnë. Ata që e kanë organizu, ata që e kanë bërë këtë krim me të vërtetë duhet të dalin para drejtësisë dhe askujt, asnjë fëmije, asnjë njeriu një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodh. Kjo është me të vërtetë një gjendje e rëndë dhe të ju them të drejtën tërë natën nuk jam bërë rehat sepse Rashiqin e njoh shumë mirë. Ne jemi edhe miq”, tha Hoxhiq.

 A mund të ketë motive politike kjo rrahje?

“Për besë nuk e di. Jam mundu që të jem sot në kontakt me Nenadin por nuk mujta me marrë asesi. Desha me u interesu se si është djali dhe a ka nevojë diçka”, shtoi ajo.

“Me të vërtetë është një tmerr, një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodh askujt”, theksoi ajo.

Kujtojmë se mbrëmë është raportuar se Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.

Ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.


(Kosova Sot Online)