Policia aksion edhe në Gjilan

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 10:33
Policia aksion edhe në Gjilan

Një aksion i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka filluar edhe në Komunën e Gjilanit.

Zyrtarë policor në këtë komunë kanë bërë të ditur  se si në komunat tjera edhe në këtë komunë është duke u zhvilluar një aksion policor, duke mos dhënë më shumë informacione.

Policia e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka konfirmuar se është duke mbajtur aksion te Ministria e Bujqësisë por edhe në disa komuna.

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar sot, pas një aksioni që ka kryer Policia e Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.

(Kosova Sot Online)