Ironizon Ehat Miftaraj: Edhe në Karaçevë pati aksion, viktimë ishin katër lopë, tri dele dhe dy keca

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 11:40
Ironizon Ehat Miftaraj: Edhe në Karaçevë pati aksion, viktimë ishin katër lopë, tri dele dhe dy keca

Ehat Mifaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka komentuar aksionet e sotshme të policisë së Kosovës në disa komuna. Ai ka ironozuar me aksionine sotëm, duke thënë se shpreson që nuk ishte sikur ai i Karaçevës, ku viktimë ishin ” katër lopë, tri dele e dy keca”.

Ai tha se shpreson që aksioni i sotëm nuk ka qëllim propagandistik, politike apo të jetë bërë për vëmendje.

“Sa herë të ndërrohen pushtetet në Kosovë ka aksione si ky sot. Më së shumti që dalin në pah janë ata prokurorë ose kryeprokurorë që janë të zhytur dhe duan vëmendje dhe zakonisht viktima janë disa zyrtarë të nivelit mesatar. Të shpresojmë se rasti i sotëm nuk është një nga këto aksionet propagande, me porosi, qëllime politike, vëmendje ose pazar hesapi. Kujtim Munishi është ekspert në këtë drejtim”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Deri më tani Njësia Speciale ka kryer aksione në komunën e Prishtinës, të Istogut, të Podujevës dhe të Gjilanit.

Postimi i tij i plotë:

Sa herë të ndërrohen pushtetet në Kosovë ka aksione si ky sot.

Më së shumti që dalin në pah janë ata prokurorë ose kryeprokurorë që janë të zhytur dhe duan vëmendje dhe zakonisht viktima janë disa zyrtarë të nivelit mesatar.

Të shpresojmë se rasti i sotëm nuk është një nga këto aksionet propagande, me porosi, qëllime politike, vëmendje ose pazar hesapi. Kujtim Munishi është ekspert në këtë drejtim.

Superaksioni ne Karaçevë përfundoi me sukses, viktimë e të cilit ishin katër lopë, tri dele dhe dy keca. Po ashtu demolim i disa barakave.

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158033166353601

(Kosova Sot Online)