
Lexoni edhe:
Shoqërohen në Polici dy zyrtarë të Komunës së Istogut
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm bë lagjen Veternik të Prishtinës.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar që si pasojë e aksidentit në mes të dy veturave, katër persona kanë marrë lëndime trupore.
Shoqërohen në Polici dy zyrtarë të Komunës së IstogutLexoni edhe:
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në lagjen Veterniku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai .
(Kosova Sot Online)