Kur përfundon rinumërimi në 500 vendvotime, flasin nga KQZ’ja

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 12:17
Kur përfundon rinumërimi në 500 vendvotime, flasin nga KQZ’ja

KQZ’ja është duke planifikuar që deri të premten të përfundoj rinumërimin e 500 vendvotimeve në Kosovë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se ky institucion tanimë ka rritur edhe kapacitetet e tavolinave të numërimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga 28 tavolina numërimi tani janë 40. Kjo është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve planifikojmë ta përfundojmë deri të premten”, ka thënë Elezi.

Aktualisht në KQZ është duke u zhvilluar edhe procesi i verifikimit të votueseve nga diaspora.

Sipas organizatës Germin deri mbrëmë në ora 19:00 janë refuzuar 12.566 votues nga diaspora. 

https://www.facebook.com/GerminKS/posts/2911274919146569

(Kosova Sot Online)