“Miqtë e Amerikës” ulin flamurin në gjysmë shtizë në nderim të viktimave të COVID-19 në SHBA

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 12:24
“Miqtë e Amerikës” ulin flamurin në gjysmë shtizë në nderim të viktimave të COVID-19 në SHBA

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka ulur sot flamurin amerikan në gjysmë shtizë para bulevardit “Bill Clinton”, duke u solidarizuar me viktimat nga COVID-19 në ShBA.

Me këtë rast, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi, tha se me këta aksion u shprehin ngushëllime të gjitha familjeve për vdekjen e më shumë se 500 mijë amerikanëve nga COVID-19.

“Arsyeja është që të ju dërgojmë mesazhe të gjithë familjarëve për vdekjen e më shumë se 500 mijë amerikanëve dhe me ju shpreh ngushëllime të gjithë atyre që humbën jetën edhe në Kosovë nga COVID-19”, tha ai.

Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë Avdyl Pacolli, tha se po solidarizohen me viktimat në ShBA, përmes këtij aksioni.

(Kosova Sot Online)