Avokatët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt kërkojnë afat deri në korrik për ta dorëzuar dosjen paragjyqësore

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 13:18
Avokatët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt kërkojnë afat deri në korrik për ta dorëzuar dosjen paragjyqësore

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë sot se do t’i paraqesin me kohë të gjitha materialet paragjyqësore. Kështu ka deklaruar sot në saeancë prokurorja Valeria Bolici. Por kjo është kundërshtuar nga avokatët e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, të cilët e kanë konsideruar shpërfillëse qasjen e Prokurorisë.

Prokurorja Bolici tha se “ZPS-ja pret që ta bëjë nxjerrjen e të gjitha materialeve në kohën e paraqitjes së dosjes paragjyqësore”.

Por Jonathan Reese, avokat i Hysni Gucatit tha se janë skeptikë “se nxjerrja e materialet do të përfundojë më 9 prill 2021”, afat i cili i është caktuar nga gjykata.

Si tha se për ta paraqitur dosjen e tyre, kërkojnë afat deri në korrik.

“Ne kërkojmë një afat, 20 korrikun e vitit 2021 për depozitimin e dosjes paraprake të mbrojtjes”, tha avokati Reese.

Ai tha se “për shkak të mungesës së debatit konstruktiv, nuk mund ta respektojmë” afatin e caktuar për dorëzimin e dosjes.

Ai tha se Prokuroria po i shpërfillë ata në përgjigje.

“Ky është shembull perfekt i shpërfilljes së Prokurorisë. I kemi kërkuar ZPS-së identifikimit të materialeve të paketave 1, 2 dhe 3, përfshirë materialeve që kanë të bëjnë me kronologjinë”, tha Reese. “Përgjigjet që i kemi marrë nga ZPS-ja janë tërësisht shpërfillëse”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)