Isa Mustafa: Deri në fund të javës e caktojmë datën për Kuvendin, aty vendoset për kryetarin e ri të LDK’së

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 13:47
Isa Mustafa: Deri në fund të javës e caktojmë datën për Kuvendin, aty vendoset për kryetarin e ri të LDK’së

Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,  ka treguar se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK’së nga ku do të dalë shefi i ri i partisë.

“Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

I pyetur rreth kandidaturës së Anton Qunit dhe emrave të tjerë të përfolur për pozitën e të parit të LDK’së, Mustafa ka thënë procesi është i hapur për pretendentët dhe propozimet që mund të bëhen në Kuvendin zgjedhor të LDK’së.

“Procesi është i  hapur për pretendentët dhe për propozime në Kuvend”, ka shtuar tutje kreu në dorëhqeje i LDK’së.

Ndërkohë sa u përket akuzave të bëra drejt tij se po dëshiron që të imponojë emrin që do ta pasojë në karrigen e të parit të LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se kryetarin e ri e zgjedh Kuvendi i LDK’së.

“Për Kryetarin e ri vendosë Kuvendi i LDK-së”, ka përfunduar Isa Mustafa për express.

Dorëheqja e Mustafës nga pozita e shefit të LDK’së ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, prej ku LDK’ja ka performuar më së keqi në historinë e saj, që nga themelimi.

Me Hotin si kandidat për kryeministër, LDK ka marrë pak më shumë se 100 mijë vota, duke shënuar rënie prej 50 %, krahasuar me zgjedhjet e tetorit 2019.

(Kosova Sot Online)