Kur nisi hetimi ndaj 12 personave që u arrestuan në aksionin e sotëm?

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 14:29
Kur nisi hetimi ndaj 12 personave që u arrestuan në aksionin e sotëm?

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka dhënë detaje të reja për bastisjen e sotme, ku u arrestuan 12 persona në gjithë vendin dhe u sekuestruan 400 mijë euro.

Por kur nisi hetimi ndaj këtij grupi të të arrestuarve?

Lumezi, në konferencën për media, ka bërë të ditur se aksioni i grumbullimit të informacioneve ka nisur që nga muaji janar.

"Nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar se duhet të zbatohen masat e fshehta dhe ato të vezhgimit, kemi ardhë në përfundim që të bastisen disa lokale ku mund të gjenden para të përfituara kundërligjshëm" tha Lumezi.

(Kosova Sot Online)