Zhvillimet e fundit, Ministria e Bujqësisë thërret konferencë për media

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 14:53
Zhvillimet e fundit, Ministria e Bujqësisë thërret konferencë për media

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të policisë. Lumezi tregoi se aksioni në fjalë ka rezultuar me arrestimin e 12 personave, nga të cilët 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë që kanë ndikuar në forma të ndryshme.

Tutje kryeprokurori tha se është konfiskuar një shumë e madhe parash, kompjuterë, telefona, vetura etj.

Ndërsa, Ministria në detyrë  e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në orën 15:30 do të mbaj konferencën për media.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për shtyp të Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Konferenca do të mbahet sot (24 shkurt 2021, e mërkurë) në orën 15:30, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Duke pas parasysh se ende jemi në kohë pandemie, lusim të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje ta ruajnë shëndetin, të respektojnë distancën dhe t’i respektojnë masat kundër Covid-19.

Ju mirëpresim!

(Kosova Sot Online)