
Lexoni edhe:
Rinumërohen 161 vendvotime, aprovohen 36 mijë vota nga diaspora dhe refuzohen 14 mijë
Deri në mars, kompania mund të prodhoj 20 milionë doza, ndërsa deri në fund të qershorit, 100 milionë doza.
Kompania Johnson & Johnson ka muaj që punon në një vaksinë anti-Covid me vetëm një dozë, por me sa duket punimet kanë arritur në rezultat.
Sot, me 24 shkurt, kompania bashkë me agjencinë e ushqimit dhe barërave(FDA) të SHBA, kanë deklaruar se autorizimi do të vendoset të premten.
Ata kanë ndarë detajet e efektit dhe analizat e thella të kësaj vaksine anti-Covid me vetëm një dozë, dhe FDA ka deklaruar se vaksina i përmbushë kushtet sipas raporteve.
Vaksina nuk do të autorizohet deri të premten, ose më larg.
Rinumërohen 161 vendvotime, aprovohen 36 mijë vota nga diaspora dhe refuzohen 14 mijë
Lexoni edhe:
Së pari, do të mbahet një prezantim dhe shpjegim publik, dhe komiteti i pavarur i FDA do të bëjë gjykimin se a do të filloj përdorimi i vaksinës apo jo.
Nëse autorizohet, Jonhson&Johnson do të prodhoj 20 milionë doza deri në mars, dhe 100 milionë doza deri në fund të qershorit.
Një detaj i rëndësishëm, është se vaksina ka efekt ndaj të gjitha varianteve.
Gjithashtu kjo vaksinë mendohet të parandaloj edhe shpërndarjen e infeksionit nga personat asimptomatik.
(Kosova Sot Online)