I arrestuari për ryshfet Agim Nuha, përkrahës i Vetëvendosjes

  • 24 February 2021 - 16:56
I arrestuari për ryshfet Agim Nuha, përkrahës i Vetëvendosjes

Në orët e mëngjesit të sotëm Njësia Speciale e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Nga ky aksion janë arrestuar disa persona ndër ta në pranga ka përfunduar edhe Agim Nuha, drejtor i  autorizimit të pagesave.

Marrje ryshfeti është vepra penale që dyshohen të arrestuarit.

Në rrjetet sociale është parë se Nuha është përkrahës i Vetëvendosjes dhe pjesë e kësaj partie.

Lidhur me zhvillimet e fundit, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se janë duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme të vendit.

Kelani nuk ka dhënë detaje shtesë për çfarë janë këto aksione.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

(Kosova Sot Online)