A duhet të Lista serbe të shpallet organizatë anti kushtetuese në Kosovë!

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 20:08
A duhet të Lista serbe të shpallet organizatë anti kushtetuese në Kosovë!

Sjelljen e Listës serbe, ndaj përfaqësuesve të saj në Kosovë, pas rastit me djalin e Nenad Rashiqit, e ka dënuar ashpër Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka theksuar se Lista serbe, ka sulmuar rendë kushtetutën dhe rendin kushtetues në Republikën e Kosovës, duke përkrahur iniciativa fiktive në zgjedhjet e fundit në Kosovë, dhe me këtë akt ata kanë bere precedent të rrezikshëm për institucionet dhe demokracinë e vendit tonë.

Ata u bënë thirrje gjitha autoriteteve ligjvënëse në Kosovë që të shpallin të pavlefshme votat për iniciativat fiktive serbe e të komuniteteve të tjera. Assesi nuk duhet lejuar që të sfidohen kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, për interesat e ngushta të Listës serbe, grup i cili nuk është asgjë me shumë së sa një organizatë terroriste dhe anti shqiptare.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, benë thirrje që Lista serbe të shpallët organizatë terroriste dhe anti kushtetuese në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se është e gatshëm të përkrah çdo iniciativë që do të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të shpallur anti kushtetuese Listën serbe.

(Kosova Sot Online)