Hilja e Srpskas, nuk mund të ndiqen penalisht pse e kanë votuar një komunitet tjetër

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 23:45
Hilja e Srpskas, nuk mund të ndiqen penalisht pse e kanë votuar një komunitet tjetër

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka thënë se personat për të cilët ka prova se kanë manipuluar në zgjedhje do të procedohen penalisht.

“Por ne nuk mund të ndjekim dikë penalisht vetëm pse ka votuar, pasi e dimë se vota është e fshehtë. Por edhe nëse e dimë se dikush ka votuar ndokënd të komunitetit që nuk përfaqëson, ai nuk mund të ndiqet penalisht për këtë gjë”, deklaroi Hasani.

Hasani thotë se nuk ka asnjë dilemë se votat janë orkestruar në zona të caktuara.

Ai thotë se edhe nëse manipulimi apo orkestrimi është bërë nga Serbia ata do të ndiqen penalisht posa të jenë të qasshëm.

Hasani ka thënë se në aspektin ligjor është shumë problem të rikuperohen këto vota.

“PZAP dhe Gjykata Supreme vështirë se mund të rikuperojnë diçka. Gjykata Kushtetuese mund të veprojë duke u bazuar në nene të caktuara ku mbrohet e drejta e minoriteteve për t’u përfaqësuar”, deklaroi më tej Hasani.

(Kosova Sot Online)