Moti deri në fund të këtij muaji në Kosovë

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 00:16
Moti deri në fund të këtij muaji në Kosovë

Për motin që do të mbajë ditëve të ardhshme në Kosovë, ku kryesisht do të ketë mot të kthejllët dhe me diell.

Më 25 shkurt, e enjte, do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. 

“Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull apo mjegullinë”, thuhet në njoftimin.

Më 26 shkurt në mëngjes përgjatë ultësirave do të ketë mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën do të jetë ngrohtë, me kthjellime dhe diell.

Më 27 shkurt pas mëngjesit do të jetë mot me kthjellime dhe mjegull në ultësira, ditën mbetet mot i butë, me shtim të vransirave orëve të pasdites dhe mbrëmjes.  Më vonë gjatë natës me mundësi për riga lokale shiu.

Më 28 shkurt, në ditën e fundit të muajit, do të jetë më ftohtë, pa të reshura, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.


(Kosova Sot Online)