Diplomatët e ShBA-së në Kinë ankohen se u detyruan të testohen për Covid-19 nga anusi

  • G.G /
  • 25 February 2021 - 12:46
Diplomatët e ShBA-së në Kinë ankohen se u detyruan të testohen për Covid-19 nga anusi

Diplomatët amerikanë në Kinë kanë pretenduar se janë detyruar që ta bëjnë testin për koronavirus duke marrë mostër nga zorra e trashë.

Uashingtoni u ankua se kjo procedurë është jodinjitoze dhe i tha stafit që ta refuzojë testin, nëse i kërkohet një gjë e tillë, shkruan Daily Mail.

Në anën tjetër, Pekini pretendon se ky lloj testi, që është i detyrueshëm për udhëtarët e huaj që futen në pjesë të caktuara të Kinës, u është bërë gabimisht diplomatëve, sepse personeli diplomatik nuk është i detyruar ta bëjë atë.

Një burim amerikan i tha revistës Vice: “Departamenti i Shtetit kurrë nuk është pajtuar për këtë lloj testimi dhe protestoi drejtpërdrejt te Ministria e Punëve të Jashtme (e Kinës), kur mori vesh se një pjesë e stafit është përfshirë në këtë.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha: “Sipas dijenisë sime, Kina kurrë nuk ka kërkuar nga stafi diplomatik i ShBA-së në Kinë që të bëjnë test përmes zorrës së trashë.”

Muajin e kaluar, Li Tongzeng, mjek i sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes në Pekin, i tha televizionit shtetëror se përdorimi i testit anal është më i saktë, sepse mostra në jashtëqitje mund të vërehet për kohë më të gjatë sesa mostra e marrë nga trakti respirator.

(Kosova Sot Online)