Sami Kurteshi i VV’së: E kundërligjshme, e frikshme dhe e tmerrshme, refuzimi i votës që është shprehje e vullnetit politik

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 13:47
Sami Kurteshi i VV’së: E kundërligjshme, e frikshme dhe e tmerrshme, refuzimi i votës që është shprehje e vullnetit politik

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka reaguar për siç ka thënë ai diskutimet që po bëhen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) për vlefshmërinë apo jo të disa votave.

Sipas tij kjo gjë është shqetësuese, që siç tha ai ka të bëj me qasjen ndaj votave të qytetarëve. 

“Nga vëzhgimi që e kam bërë për çdo ditë kam një shqetësim që dua ta shpreh e që ka të bëj me qasjen ndaj votës. Kam parë raste kur ka pasure diskutime dhe konflikte rreth votave të pavlefshme dhe të vlefshme në QNR. Diskutimet janë bërë aty në tavolina në vend që ato të zgjidhjen nga Komisioni Qendror i Votave që do të duhej ta formonte një komision dhe ta merrte përgjegjësi ligjore se cilat janë vota të vlefshme dhe të pavlefshme”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ka pasur shqetësime edhe për anulimin e këtyre votave, në rastet kur komisionarët kanë dilema se a është e vlefshme ajo apo jo.

“Ajo çfarë ëmë shqetëson është qasja arrogante e institucionit ndaj votës. Rruga ma e lehte është po e anulojmë. Kjo ka ngjarë edhe me votat me kusht. Ne e kemi diskutuar që objektivisht është e pamundur që në kutitë e votimit të ketë vota pa zarf sepse ato i kontrollojnë ekipe mobile për personat që votojnë me kusht”, ka thënë më tutje ai.  

Ai tha se është e kundërligjshme dhe e frikshme refuzimi i votave të diasporës.

“Dje në QNR kam parë dy rast kur është diskutuar për vlefshmërinë apo jo të një fletëvotime, e që për mua ishin shumë të qarta. Nuk ka të bëj me një votë për subjektin që i takojë unë por për subjektet e tjera. Unë po e shoh se si është kjo qasje. Ne kemi aplikues nga mërgata, 104 mijë janë miratuar dhe tash del se 1/3 prej tyre refuzohet. Është e kundërligjshme, e frikshme dhe e tmerrshme, refuzimi i votës që është shprehje e vullnetit politik”, ka thënë Kurteshi.

Kritika Kurteshi pati edhe për mos publikimin e listës së personave që kanë aplikuar suksesshëm për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtrit.

“Ne nuk kemi një listë të gjithë atyre që kanë aplikuar. Si e dimë ne se dikush nuk ka aplikuar fare. Pse ajo listë nuk po bëhet publike nëse është ashtu,. Nëse nuk është kështu atëherë është e dyshimtë. Unë kam fakte që njerëzit kanë aplikuar dhe nuk janë askund në lista,. Nëse vetëm një njeri është i tillë, vjen hipoteza juaj. Shprehja e vullnetit politik është më e rëndësishme sepse argumentet tona këtu”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)