Politikani francez 'zi e terr' për Kosovën, UÇK’në e Pavarësinë
Eurodeputeti francez, Thierry Mariani, në një video-incizim të publikuar në profilin e tij zyrtar në ‘Twitter’ s’ka lënë gjë të keqe pa thënë për Kosovën dhe klasën politike.
“Më kujtohet shumë mirë krijimi i shtetit të Kosovës. Ishte valëvitur flamuri i Amerikës nëpër rrugët e Prishtinës. Sot, Kosova vazhdon të jetë një formë e protektoratit amerikan”, ka thënë Mariani.
Mariani nuk ka kursyer as ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i akuzuar për krime në luftën e fundit.
Politikani francez në këtë video është vendosur në mbrojtje të pozicionit të Serbisë, duke e cilësuar Kosovën si vend të mafias dhe trafikimit.
Siç pretendon Mariani në Kosovë “nuk mbrohen pakicat serbe”.
Ai tutje ka thënë se Kosova vazhdon të influencohet nga Turqia dhe Shqipëria
ë A l’époque de la création du #Kosovo, le drapeau américain flottait dans les rues de Pristina
— Thierry MARIANI (@ThierryMARIANI) February 23, 2021
Aujourd’hui, c’est toujours une forme de protectorat américain...
Dans les #Balkans, en oubliant les #Serbes du Kosovo, l’UE montre sa soumission aux USA dans les rapports de forceë pic.twitter.com/RVY7P8PDlc
Eurodeptueti francez ndërkohë e ka konsideruar si poshtërim faktin që Bashkimi Evropian e ul Serbinë me një tavolinë me Kosovën për t’ia kërkuar njohjen e pavarësisë.
Mariani në fund të kësaj video thotë se ka ardhur koha që Franca të ndryshojë politikën ndaj Kosovës.
(Kosova Sot Online)