Ambasadori britanik takon Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 17:00
Ambasadori britanik takon Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetarin në dorëheqje të LDK’së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin Lutfi Haziri.

Abbott në një postim në Facebook ka thënë se kanë diskutuar me Mustafën për zgjedhjet dhe perspektivat e ardhshme të LDK’së.

“Këtë pasdite u takova me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Ne diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK’së”, ka shkruar Abbott.

Aktualisht LDK është duke mbajtur mbledhjen e kryesisë ku do të diskutohet data e Kuvendit të ri zgjedhor në të cilin do të zgjedhet edhe kryetari i ri i LDK’së.

(Kosova Sot Online)