A e meriton Fatmir Sejdiu të jetë Kryetar i ri i LDK-së!

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 19:32
A e meriton Fatmir Sejdiu të jetë Kryetar i ri i LDK-së!

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk e ka mohuar e as pohuar se mund të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sejdiu, kur u pyet se a mund të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, ai tha se nuk e din.

“Nuk e di. Unë them diçka tjetër, në këtë proces jam shumë i gatshëm që të marrë barrën e proceseve urgjente me një ekip që do të autorizohej nga Këshilli i Përgjithshëm, dhe të shkojmë shumë shpejt në pjesën operative të reformave që janë, stadi i parë i ecjes, dhe fazën e dytë e tretë të thellojmë ato procese”.

“Jam i gatshëm të ofrojë gjithë ekspertizën time edhe si njeri i profesionit, por edhe si njeri që kam udhëhequr LDK’në, kam  qenë formalisht, pasi fatëkeqsisht nuk kam pasur mundësinë ta udhëheqi”, ka thënë Sejdiu.

Kujtojmë se pas dorëheqjes se liderit të LDK-së, Isa Mustafa, janë përmendur shumë emra të cilët potencialisht mund të jenë kryetar të kësaj partie.

(Kosova Sot Online)