A do të bashkohej në një listë me Vjosa Osmanin, tregon Lutfi Haziri

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 22:05
A do të bashkohej në një listë me Vjosa Osmanin, tregon Lutfi Haziri

Nënkryetar i LDK’së, Lutfi Haziri është përgjigjur se a do të bashkohej në një listë me Vjosa Osmanin për të vazhduar aktivitetin e tij politik.

Haziri tha se nuk e sheh vetën jashtë LDK’së.

“Nuk e shoh vetën jashtë LDK’së. Unë mundem me pushu aktivitetin tim, me u l dinamiken e punës dhe me hap hapësirë për të tjerët, për gjeneratën e re.

Unë besoj në atë veprim, që domosdoshmërish do ta bëj, por nuk i bëj opsion”, tha Haziri në Debat të RTK’së.

Haziri shtoi se beson në misionin në LDK’së. 

(Kosova Sot Online)