Ja sa vota mori Haki Abazi nga vendasit e tij

  • E.K /
  • 26 shkurt 2021 - 13:49
Ja sa vota mori Haki Abazi nga vendasit e tij

Ish/zëvendëskryeministri në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi ka dështuar që të marr vota edhe në Rajonin e Ferizajt prej nga raportohet se e ka prejardhjen. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në Ferizaj me gjithsej 31 mijë e 516 vota, Abazi arriti që në këtë qytet të marr vetëm 654 vota.

Këto rezultate dolën nga numërimi i votave në 39 vendvotime në këtë qytet.

Në ndërkohë këto të dhëna janë publikuar në formularët e KQZ’së.

Përndryshe  në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi ishte numri dy i ekzekutivit.

Haki Abazi mbante numrin 19 në listë.

(Kosova Sot Online)