Kryetari i Tuzit: Të gjithë ata që dje u arrestuan, janë liruar

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 18:21
Kryetari i Tuzit: Të gjithë ata që dje u arrestuan, janë liruar

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka njoftuar se të gjithë personat që janë arrestuar dje nga policia malazeze janë liruar sot.

Ai tha se janë në pritje që zv.kryeministri Dritan Abazoviq dhe ministrja e shëndetësisë Boroviniq Bojoviq, t’i këna parasysh kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me masat anti-Covid.

Një njoftim të rëndësishëm ai pati edhe për bizneset dhe për gastronominë.

“Sot, në Tuz mbretëron një ditë e qetë dhe e bukur. Të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar.

Është dëshmuar në çdo kohë se me popullin tonë, mund të arrihen marrëveshje në forma njerëzore. Si dëshmia më e mirë e zgjidhjes së problemeve përmes dialogut është situata e sotshme në Tuz. Gjatë gjithë kohës, ne kemi bërë thirrje për dialog, nga e cili do të dilnin të kënaqura të dyja palët.

Pritjet tona janë që zv/Kryeministri Abazoviq dhe Ministrja e shëndetësisë Boroviniq Bojoviq të mbajnë fjalën e dhënë, sepse ne jemi duke e zbatuar zotimin tonë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq,

Sot, në Tuz mbretëron një ditë e qetë dhe e bukur. Të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar.

Është dëshmuar në çdo kohë se me popullin tonë, mund të arrihen marrëveshje në forma njerëzore. Si dëshmia më e mirë e zgjidhjes së problemeve përmes dialogut është situata e sotshme në Tuz. Gjatë gjithë kohës, ne kemi bërë thirrje për dialog, nga e cili do të dilnin të kënaqura të dyja palët.

Pritjet tona janë që zv/Kryeministri Abazoviq dhe Ministrja e shëndetësisë Boroviniq Bojoviq të mbajnë fjalën e dhënë, sepse ne jemi duke e zbatuar zotimin tonë.

Dua të informoj publikisht qytetarët dhe pronarët e objekteve të gastronomisë,  se Komuna e Tuzit, do të bëjë pagesën e gjobave eventuale. Gjithashtu, të gjitha subjektet gastronomike do të kenë ndihmë financiare. Ne gjithmonë do të mbështesim bizneset tanë, jo vetëm gastronominë, por ato në përgjithësi, në mënyrë që Komunës sonë t’i japim drejtimin dhe përkrahjen më të mirë drejt zhvillimit ekonomik. 

Këtë do ta dëshmojmë me vepra, ku së shpejti do të informoheni lidhur me dy projekte, të cilat do të jenë projektet e shekullit për Komunën tonë, për sa i takon zhvillimit ekonomik.

Motivim dhe kënaqësi edhe më të madhe për të vazhduar akoma më fuqishëm  punën për zhvillimin e Komunës sonë, na jep mbështetja e madhe që përjetuam dje dhe sot nga të gjithë qytetarët e Malësisë dhe diasporës sonë!

Së bashku do të jemi shembull edhe i zhvillimit ekonomik, por përherë do të dëshmojmë se këtë vend nuk mund ta përulë askush.

Faleminderit nga zemra qytetarëve tanë, diasporës dhe miqve në përkrahje dhe mirëkuptim!

Me respket,

Nik Gjeloshaj

Kryetar i komuës së Tuzit.

(Kosova Sot Online)