Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, personat e dyshuar shoqërohen në Polici

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 19:36
Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, personat e dyshuar shoqërohen në Polici

Dy armë zjarri janë sekustruar sot në Prishtinë gjatë veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale,

Gjatë kontrolleve rutinë (në dy vetura) dy lokacione të ndryshme (në rrugën “Xheladin Hana” dhe në rrugën “Selman Kadriu”) në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri: -një revole CZ me tre fishekë dhe -një revole Sig Sauer me 13 fishekë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)