Tri vetura të përfshira në një aksident në Podujevë, një i lënduar

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 19:50
Tri vetura të përfshira në një aksident në Podujevë, një i lënduar

Një person është lënduar si një pasojë e një aksidenti ndërmjet tri veturave në Podujevë.

Një gjë të tillë  e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së rajonit të Prishtinës, teksa ka njoftuar se personi i lënduar po merr trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, thuhet ndër të tjera.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti. 

(Kosova Sot Online)