Lexoni edhe:
Nëna detyrohet t’i hedhë katër fëmijët e saj nga dritarja për t’i shpëtuar nga zjarri
Serbia është në vendin e parë sa i përket furnizimit me vaksina kundër COVID-19.
Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor i vetmi shtet pa asnjë vaksinë është Kosova, pavarësisht premtimeve të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj se vaksinat do të vijnë gjatë muajit shkurt.
Nëna detyrohet t’i hedhë katër fëmijët e saj nga dritarja për t’i shpëtuar nga zjarriLexoni edhe:
“Tash jemi në pritje të ardhjes së vaksinave. Gjatë muajit shkurt, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensive në qendrat e mjekësisë familjare”, ka thënë Zemaj më 1 shkurt të 2021’së.
Ndërsa në Kosovë pritet që kontingjenti i parë të vijë në javën e parë të muajit mars, Serbia aktualisht ka rreth 2 milionë vaksina.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dje gjatë një interviste tha se pritet që Kosova të furnizohet me vaksinat antiCOVID. Ajo tha se kontingjenti i parë pritet të vijë në javën e parë të muajit mars, ndërsa kontingjenti i dytë në muajin qershor.
Po ashtu edhe shtetet fqinje, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë të furnizuara me vaksina antiCovid.
Maqedonia e Veriut ka rreth 8 mijë e 200 vaksina, ndërsa Mali i Zi ka 7 mijë vaksina.
(Kosova Sot Online)