Kryediplomatja ruse i reagon Kurtit për deklaratën rreth bashkimit me Shqipërinë: Jemi të shqetësuar

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 23:59
Kryediplomatja ruse i reagon Kurtit për deklaratën rreth bashkimit me Shqipërinë: Jemi të shqetësuar

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka reaguar kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtit, lidhur me deklaratat e tij për bashkimin me Shqipërinë. Zakharova ka thënë se ndihet e shqetësuar lidhur me këtë çështje,

MPJ të Rusisë përmes një cicërimë në rrjetin social tëitter ka cituar zëdhënësen Maria Zakharova ku kjo e fundit tha se është e shqetësuar lidhur me deklaratat e Lëizjes Vetëvendosje për bashkimin kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Tutje, Zakharova kritikoi edhe shtetet perendimore ku htha se nuk ka reagim ndaj këtyre deklaratave të cilat ajo i quan provokime.

“Ne jemi të shqetësuar për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të shteteve perëndimore te shqiptarët e Kosovës ndaj këtyre provokime”, thuhet në cicërimën e MPJ së Rusisë.

(Kosova Sot Online)