I dështuari Shpend Ahmeti vrapon pas politikave nacionale, harron qytetarët dhe problemet e tyre (PAMJE)

  • G.g /
  • 27 February 2021 - 11:05
I dështuari Shpend Ahmeti vrapon pas politikave nacionale, harron qytetarët dhe problemet e tyre (PAMJE)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahemeti, duket që vetëm formalisht është duke mbajtur pozitën e të parit të komunës, kryeqytetit të Kosovës, derisa  për zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve, përmirësimin e kushteve të jetës dhe  lëvizjes në kryeqytet, nuk ka bërë asgjë  për këto dy mandate që po ju vjen fundi.

I pari i Prishtinës është shumë i zëshëm dhe aktiv në komentimin dhe analizën e politikave të nivelit  nacional, derisa në rrafshin lokal ka dështuar tërësisht, apo nuk është interesuar të merret me problemet e qytetarëve.

Për këtë më së miri flet gjendja në shumicën e rrugëve të Prishtinës,  të cilat janë harrnuara nga dy tre herë  brenda një viti dhe përsëri rezultojnë të shkatërruara.

Rrugët e shkatërruara e me gropa të shumë ju sjellin telashe shoferëve të automjeteve duke filluar nga qendra, shiko foton në  afërsi të “Hotelit Grand”, kurse gjendja akoma më alarmante vazhdon të jetë  duke lëvizur gjithandej në drejtim të lagjeve të tjera periferike.

(Kosova Sot Online)