Vjen alarmi serioz: Shteti në rrezik, në çdo strukturë nga nivelet komunale deri në atë qendror është instaluar krimi!

Vjen alarmi serioz: Shteti në rrezik, në çdo strukturë nga nivelet komunale deri në atë qendror është instaluar krimi!
Vjen alarmi serioz: Shteti në rrezik, në çdo strukturë nga nivelet komunale deri në atë qendror është instaluar krimi!

Skender Mulliqi

  • 26 February 2021 - 07:56

Shkruan: Skënder Mulliqi

Nëse nuk i spastrojmë radhët nga hajnat dhe milionerët e paligjshëm që nuk janë të pakët sot në Kosovë, nuk do të kemi prosperitet dhe zhvillim të vendit. Qeveria e re , sigurisht së do të jetë tmerruese për të pandershmit, për hajnat dhe zhvatësit e pronës shoqërore. Ky legalizim i krimit dhe korrupsionit do të duhej të marrin fund.

-Në Kosovë janë legalizuar hajnat dhe hajnitë e mëdha! Vjedhjet e fundit brenda një kohe të shkurtër të 2.1 milion eurove te Thesarit të shtetit dhe tash vjedhjet e 400 mijë eurove dhe arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë, flasin qartë se shteti nuk është duke funksionuar mire .Bandat janë instaluar këmbëkryq nëpër sisteme. A nuk është tregues së deri ku kanë shkuar keqpërdorimet e hapëta. Nuk e ka marr më mend as skeptiku më i madh së do të bëhen gjithë këto faqe të zeza karshi shtetit të dytë të shqiptarëve, të cilin shtet e fituam më gjak pas 90 vitesh robërie nga Serbia .

Nuk është menduar së kemi njerëz të tillë , të cilëve nuk iu intereson shteti . Sigurisht së nuk ka gjë më turpëruese së kjo. Në çdo strukturë duke filluar nga nivelet komunale deri në nivelin qendror është instaluar krimi. Dhe më një shoqëri të tillë nuk ka mundësi të inkuadrimit në Evropë dhe as të kemi liberalizim të vizave .Nga këta gjëra të mbrapshta, antishtetërorë e antikombëtare kemi mbetur vendi më i izoluar ,dhe kemi mbetur shteti më i varfër në zemër të Evropës. 22 vite janë tepër shumë që një popull kaq të vogël ta sundojnë matrapazët politike të te gjitha ngjyrave .

Janë bërë milioner më para të popullit, pa fije turpi, dhe as që qehrja nuk po iu ndryshon për atë punë! Çfarë shteti kemi aty ku funksionon ligji I të fortëve ? Aq shumë këta qyqarë politike në pushtetet e deritashme i kanë ngatërruar punët sa vështirë do të jetë gjithë këtij lëmshi ti gjendët fija. Qeveria e re Kurti ka punë të mëdha para vetit, për ti çmontuar këto sisteme shumë të ngatërruara. Reformat janë të pashmangshme në të gjitha porët e jetës dhe të punës. Vetingu në drejtësi është i ngutshëm të bëhet, nëse duam që të funksionon shteti ligjor barabartë për të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".