Goditja e krimit të organizuar në Ministrinë e Bujqësisë është efekt i paralajmërimet të ardhjes së Qeverisë Kurti për kapjen e të gjitha lidhjeve mafioze që e zhvatën shtetin

Goditja e krimit të organizuar në Ministrinë e Bujqësisë është efekt i paralajmërimet të ardhjes së Qeverisë Kurti për kapjen e të gjitha lidhjeve mafioze që e zhvatën shtetin

Hajrullah Tërnava

  • 27 February 2021 - 09:06

Shkruan: Hajrullah Ternava

Me ardhjen e Qeverisë së re, për qytetarët e Kosovës, lirisht mundë të thuhet se është një shpresë për të mirën e tyre dhe shtetit të Kosovës, sepse e vetmja kjo parti deri me tani nuk e ka qeverisur Kosovën, është alternativë tek e cila shihen shpresat për ndryshime të cilat vetëm sa i pati filluar në atë 50 ditëshin e mandatit të kaluar, epilogu i së cilës dihet se si përfundoi.

-Qytetari si sovran, pronar i votës së tij nuk hoqi dorë nga beteja për ndryshim dhe prapë vendosi, me vendosmëri për besnikërinë e premtimit për ndryshime në projektin e e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Populli pretë tani një përkushtim serioz nga kjo qeverisje qa ti lufton të gjitha të këqijat në këtë vend, që kanë ndodhur në këto 21 vitet e fundit. Duke i kuptuar këto ndryshime politike në pritje në krye të shtetit, fillimi i aktivizimit të prokurorisë ditëve të fundit, për ndjekjen dhe zbulimin e aferave korruptive të cilat me dekada janë ditur por janë heshtur nëpër institucionet e larta të shtetit, nëpër ministri, sikur që është top rasti i Ministrisë së Bujqësisë, qytetarët presin që kjo nisëm të vazhdon dhe të mos ndalet deri në zbulimin e rastit më të fundit.

Për këtë ministri përveç buxhetit të shtetit, janë dhënë fonde të shumta nga organizatat ndërkombëtare, por nuk e kanë prodhuar as për së afërmi rezultatin dhe efektin për të cilin janë destinuar. Ky veprim tani është afera me subvencionet që jep shteti për bujqësinë në Kosovë dhe ndërhyrja e prokurorisë për ta kapur rastin, një aksion para veprues që i prinë ndryshimit të madh dhe kërkimit të llogaridhënies nga qeveria në ardhje e Albin Kurtit, kur dihet fakti se abuzimi me subvencionet nuk është lajm, është një e ditur prej kohësh, që po nuk dhe ryshfet, nuk përfiton fonde ose në rastin më të mirë, heq të zitë e ullirit derisa vjen te mundësia për të përfituar diçka, sepse pak rëndësi ka pasur nëse i ke plotësuar kriteret. Nuk është aspak e rastësishme që pikërisht menjëherë pas zgjedhjeve, policia dhe prokuroria u mobilizuan për t’u shfaqur në aksionin e tyre, efikas në pamje të parë, sepse mbetet të shpresojmë që ky rast nuk do të përfundon sikurse rasti bombastik i ofensivës policore në Karaçevë, ku thuajse asgjë nuk u konfiskua, ndërsa kapot e krimit shpëtuan të pa lagur.

Ndryshimi i madh politik më në fund do të jetë defaktorizimi i klanit PRONTO, kurse fitorja e VV- një etapë e re, faktor që mund të ketë efekte në këtë drejtim, duke ua zgjidhur duart prokurorëve e gjykatësve që kanë guximin e veprimit, e që kanë qenë deri më tani të penguar e të shantazhuar nën presionin e pushtetit. Drejtësinë e pret reforma e thellë, duhet të ketë vlerësime dhe riorganizim për emërime të njerëzve të pastër, gjë që duhet të ndodhë sa më parë. Ka kohë që fermerët i kanë denoncuar në vazhdimësi keqpërdorimet dhe një zinxhir të tërë kriminal institucional, që ka funksionuar prej vitesh e nuk është luftuar nga asnjëri prej ministrave të deritashëm e të mos flasim për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare nga ana e Prokurorisë së shtetit.

Prandaj ky fakt është tepër alarmant për zhvatjen që ka ndodhur deri më tani, dhe është amnistuar nga institucionet e ndjekjes kur dihet se mesatarisht rreth 50 milionë euro kanë qenë grante e subvencione vjetore për fermerët, por rezultatet kanë mbetur në pikën zero, pavarësisht që është raportuar investimi i një shume kaq të madhe të parasë publike, që nuk ka mundur të mbetet jashtë vëmendjes së mafies shtetërorë. Qeveria në ardhje duhet ti ketë parasysh këto mangësi dhe krime të bëra nga ata që e kanë qeverisur këtë vend deri më tani, dhe ti luftoj ato dukuri negative që ishin deri më sot dhe vazhdojnë të jenë njollë e zezë e barrë e rëndë për imazhin e shtetit të Kosovës, pengesë e pa kalueshme për zhvillimin e ekonomisë por edhe sektorëve të tjerë prodhues në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".