Euronews në rubrikën “Pa koment”: Serbia vaksinon serbët në Kosovë ku vaksina ende s’është shpërndarë

  • E.K /
  • 27 February 2021 - 12:51
Euronews në rubrikën “Pa koment”: Serbia vaksinon serbët në Kosovë ku vaksina ende s’është shpërndarë

Në rrjetin social Twitter, Euronews në rubrikën ‘Pa koment’ ka shpërndarë një video ku shihen qytetarë të Kosovës në Graçanicë duke u vaksinuar.

Ndërsa thuhet se Serbia po vaksinon serbët në Kosovë, ku vaksina ende s’është shpërndarë.

Serbia është në vendin e parë sa i përket furnizimit me vaksina kundër COVID-19, kështu sipas një grafike të REL.

Ndërsa, në  Ballkanin Perëndimor i vetmi shtet pa asnjë vaksinë është Kosova, ku pritet që kontingjenti i parë të vijë në javën e parë të muajit mars.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dy ditë më parë gjatë një interviste tha se pritet që Kosova të furnizohet me vaksinat antiCOVID. Ajo tha se kontingjenti i parë pritet të vijë në javën e parë të muajit mars, ndërsa kontingjenti i dytë në muajin qershor.

(Kosova Sot Online)