Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19

  • A.P /
  • 28 February 2021 - 16:16
Serbia fton qytetarët nga Kosova që të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19

Qytetarët e Kosovës janë ftuar që të aplikojnë në Serbi për tu vaksinuar kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi për media, e ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.

E imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë.

Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.

(Kosova Sot Online)