Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 09:07
Gjendet i vdekur një person në Istog, policia jep detaje

Një person është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës mbrëmë në Komunën e Istogut.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se viktima është gjetur i shtrirë në fshatin Studenicë.

“Mbëmë policia është informuar që në fshatin Studenicë është një person i shtrirë, policia ka dalë në vend të ngjarjes edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

“Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore”, ka bërë të ditur ai, derisa ka thënë se po hetohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

(Kosova Sot Online)