Ftuan kosovarët për tu vaksinuar në Serbi, Dalibor Jevtiq thotë se Vuçiq kujdeset për qytetarët e tyre në Kosovë

  • E.K /
  • 01 March 2021 - 10:27
Ftuan kosovarët për tu vaksinuar në Serbi, Dalibor Jevtiq thotë se Vuçiq kujdeset për qytetarët e tyre në Kosovë

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq ka thënë se takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me serbët e Kosovës ishte shumë i rëndësishëm.

Në një emision në mediat serbe, ai gjithashtu ka thënë se vaksinimi në Kosovë ishte gjithashtu një temë e veçantë, duke marrë parasysh që Prishtina refuzoi vaksinat.

“Ndodhi që Prishtina refuzoi vaksinat dhe treguan të gjithë qëndrimin ndaj jetës. Vaksina iu ofrua të gjithëve”, citohet të ketë thënë Jevtiq.

Ai ka deklaruar se menjëherë pas kësaj, u organizua që qytetarët të cilët dëshirojnë, të vaksinohen në Kurshumli dhe kjo sipas tij “është një tregues se sa kujdesen për qytetarët e tyre, shteti i Serbisë dhe presidenti Vuçiq”.

Një nga temat në emision kishte qenë edhe rrahja e djalit të politikanit Nenad Rashiq.

Dhe për këtë, Jevtiq ka thënë se një konflikt i tillë ka qenë për vajzat dhe se Nenad Rashiq e përdori atë situatë dhe politizoi gjithçka.

(Kosova Sot Online)