Përfundon takimi Lajçak-Kurti, asnjëri nuk flet për medie

  • A.P /
  • 01 March 2021 - 19:35
Përfundon takimi Lajçak-Kurti, asnjëri nuk flet për medie

Ka përfunduar takimi ndërmjet Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Pas takimit i cili është zhvilluar në selinë qendrorë të LVV-së në Prishtinë, të dy protagonistët nuk kanë bërë ndonjë prononcim para gazetarëve.

Mirosllav Lajçak të martën në mëngjes do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)