Mustafa thyen heshtjen: Tregon kush do të jetë kryetar i ri i LDK-së

  • A.P /
  • 01 March 2021 - 21:37
Mustafa thyen heshtjen: Tregon kush do të jetë kryetar i ri i LDK-së

Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se asnjë kandidat nuk është paraqitur zyrtarisht se do garojë për të zëvendësuar atë.

Kanë mbetur fiks dy javë deri në mbajtjen Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku pritet që delegatët të zgjedhin kryetarin e ri të kësaj partie.

Tanimë janë një numër i personaliteteve të kësaj partie, që si duket kanë shprehur ambicien për të qenë kandidatë.

Megjithatë reagimet e fundit të zyrtarëve të LDK-së nëpër rrjetet sociale, tregojnë se bëhet fjalë për ndarjen në dy tabore brenda kësaj partie.

Ata që përkrahin Lutfi Hazirin për kryetar dhe ata që e duan Kujtim Shalën në këtë pozitë.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare që është dorëzuar në këtë parti, e që do garonte për të zëvendësuar kryetarin 10 vjeçar të LDK-së, Isa Mustafën.

Këtë e ka konfirmuar vetë ish-kreu i kësaj partie,

“Nuk ka asnjë, deri më 14 mars secili ka të drejtë të dalë të sprovojë vetën nëpër degë të bisedojë, dhe të shohë si e ka përkrahjen dhe pastaj në këtë datë të dalin kandidaturat.”, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

Mustafa foli edhe për lajmet se, njëri nga emrat më të përfolur, ka refuzuar të jetë kandidat për të parin e kësaj partie.

Ndërsa për kandidaturat e shpallura publikisht, Mustafa nuk ka pranuar t’i komentoj, duke thënë se do i presin kur të vendosen zyrtarisht.

Mustafa ka shtuar se data 14 mars nuk do të shtyhet, por do zgjedhet kryetari i ri.

Publikisht kandidaturën e tyre për të parin e kësaj partie e kanë shpallur Anton Quni dhe Melihate Tërmkolli.


(Kosova Sot Online)