Zyrtari i LDK-së iu dërgon mesazh kolegëve në prag të garës për kryetarin

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 08:08
Zyrtari i LDK-së iu dërgon mesazh kolegëve në prag të garës për kryetarin

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi ka pasur një porosi për anëtarët e partisë, tash kur subjekti është në prag të zgjedhjes së kryetarit të ri që do ta pasojë Isa Mustafën.

Në një shkrim në Facebook, Dushi, pa përmendur emra ka thënë se ka persona në LDK që kurrë nuk ia kanë dhënë krahun partisë, por, gjithmonë vetëm mend.

“Kurrë nuk ia dhanë krahun LDK-së, por gjithmonë vetëm mend”, ka shkruar ai.

Tutje, në një koment, Dushi thotë se këta zyrtarë të partisë të cilëve nuk iu referohet me emra kanë mend për sherr e përçarje, mirëpo, edhe për pushtet.

“Kanë për sherr e përçarje boll, besa edhe për nga pak pushtet me e kap prej LDK-së”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)