Avdullah Hoti pas takimit me Miroslav Lajçak: I dëshirova sukses në finalizimin e procesit të dialogut

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 11:20
Avdullah Hoti pas takimit me Miroslav Lajçak: I dëshirova sukses në finalizimin e procesit të dialogut

Kryeministri në detyrë është takuar me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak.

Hoti ka thënë se Lajcakun e ka falenderuar për bashkëpunimin dhe i ka dëshiruar sukses në finalizimin e procesit të dialogut.

“Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi”, ka thënë ai.

Tutje kreu i ekzekutivit në detyrë ka thënë se prej që ka rifilluar dialogu me Serbinë i janë përmbajtur tri parimeve bazë.

“Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4125110937550229

(Kosova Sot Online)