Austria e Danimarka s’e presin BE-në, do të prodhojnë vaksina me Izraelin

  • G.G /
  • 02 March 2021 - 13:00
Austria e Danimarka s’e presin BE-në, do të prodhojnë vaksina me Izraelin

Austria dhe Danimarka, të pakënaqura me shpërndarjen e ngadalshme të vaksinave kundër Covid-19 në Bashkimin Evropian, i kanë ndarë rrugët me Brukselin për të themeluar aleancë me Izraelin për prodhimin e vaksinave të gjeneratës së dytë kundër mutacioneve të koronavirusit.

Ndryshimi i politikës së dy vendeve anëtare të BE-së erdhi në kohën e rritjes së zemërimit për vonimin e porosive, miratimeve dhe shpërndarjes së vaksinave që e kanë lënë bllokun me 27 vende shumë larg Izraelit, që është shembull në botë për vaksinimin masiv të popullsisë kundër Covid-19.ut

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se përderisa parimi që BE-ja të shpërndajë vaksina për vendet anëtare është korrekt, Agjencia Evropiane Medicinale ka qenë shumë e ngadalshme për miratimin e tyre dhe e kritikoi pakësimin e dozave nga ana e kompanive farmaceutike, shkruan Reuters.

“Prandaj, ne duhet të përgatitemi për mutacione të tejra dhe nuk duhet të jemi më të varur vetëm nga BE-ja për prodhimin e vaksinave të gjeneratës së dytë”, tha të martën përmes një deklarate kancelari austriak.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, gjithashtu e kritikoi programin e BE-së për vaksinim. “Nuk mendoj se mund të qëndrojë vetëm, sepse ne kemi nevojë që ta rrisim kapacitetin. Për këtë arsye ne tashmë jemi me fat të fillojmë një bashkëpunim me Izraelin”, tha ajo të hënën para gazetarëve.

E pyetur nëse Danimarka dhe Austria dëshirojnë të bëjnë veprim të njëanshëm për sigurimin e vaksinave, Frederiksen tha: “Mund ta quani ashtu.”

(Kosova Sot Online)