Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e KPK’së dhe asistenten e tij

  • G.G /
  • 02 March 2021 - 13:30
Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e KPK’së dhe asistenten e tij

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgim ndaj drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi dhe asistentja e tij me iniciale M.B.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ata po dyshohen për veprat penale ““Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 2 mars 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)