Dorëhiqet menaxherja e “Nike”-s, djali i saj shpenzoi 132.000 dollarë për mbathje për t’i shitur më shtrenjtë

  • G.G /
  • 02 March 2021 - 13:32
Dorëhiqet menaxherja e “Nike”-s, djali i saj shpenzoi 132.000 dollarë për mbathje për t’i shitur më shtrenjtë

Një zyrtare e lartë e gjigantit amerikan për veshmbathje sportive, Nike, është tërhequr nga posti i saj disa ditë pas raportimeve se i biri i saj adoleshent e ka përdorur kartelën bankare të nënës për të blerë mbathje të edicioneve të kufizuara e më pas i ka shitur më shtrenjtë.

Kompania amerikane tha se largimi i nënpresidentes dhe menaxheres së përgjithshme të kompanisë për Amerikën Veriore është me efekt të menjëhershëm dhe se po planifikon ta gjejë zëvendësimin për të brenda një kohe të shkurtër.

Bloomberg Businesweek javën e kaluar raportoi se i biri i saj, Joe Hebert, 19 vjeç, përdori një kartelë bankare në emër të nënës për të blerë mbathje për kompaninë e tij, West Coast Streetwear.

Sipas raportimeve, kompania e djalit të menaxheres arriti që brenda një kohe të shkurtër të përfitonte 20.000 dollarë duke i shitur mbathjet e blera me kartelën bankare të menaxheres.

Sipas Bloomberg, Joe ka arritur të blejë mbathje me zbritje nga shitësit me pakicë, ndërsa i ka shitur më shtrenjtë sesa i ka blerë. Kompania e djalit të menaxheres nuk ka dhënë ndonjë koment për këto raportime.

Zonja Hebert ka punuar për gjigantin amerikan për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer në disa pozita, para se të emërohej shefe e shitjeve për Amerikën Veriore.

(Kosova Sot Online)