Vdes në moshë të re punëtori i Telekomit

  • G.G /
  • 02 March 2021 - 13:35
Vdes në moshë të re punëtori i Telekomit

Sindikata e Postës dhe Telekomit të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur punëtori i këtij institucioni, Ilaz Kqiku.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga FSP PTK.

“Me pikëllim të thellë, morëm lajmin  për vdekjen e parakohëshem të kolegut Ilaz Kqiku. FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për Ilaz Kqiku”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)