Susanne Schutz reagon lidhur me vizitën e Miroslav Lajçak në Kosovë

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 14:03
Susanne Schutz reagon lidhur me vizitën e Miroslav Lajçak në Kosovë

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Zyrës së Jashtme Gjermane, Susanne Schutz, e ka vlerësuar angazhimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që të dy palët të angazhohen në dialog.

“E vlerësoj lart Emisarin Lajcak për përpjekjet e Bashkimit Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. E rëndësishme është që të dy palët të angazhohen plotësisht dhe me mirëbesim”, shkroi ajo në Twitter.

Lajçak mbërriti dje në Kosovë, ku u takua fillimisht me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Ndërkaq sot, ai e nisi ditën duke u takuar me u.d. të presidentes, Vjosa Osmani në Presidencë. Pastaj, ai u takua me përfaqësuesit e partive tjera politike, PDK, LDK e AAK.

(Kosova Sot Onlone)