Ku janë strukur udhëheqësit e shtetit tonë që heshtin për krimet serbe të luftës e shtirren si pacienti në spital para vdekjes

Ku janë strukur udhëheqësit e shtetit tonë që heshtin për krimet serbe të luftës e shtirren si pacienti në spital para vdekjes
Ku janë strukur udhëheqësit e shtetit tonë që heshtin për krimet serbe të luftës e shtirren si pacienti në spital para vdekjes

Ragip Guraziu

  • 02 March 2021 - 13:46

Shkruan: Ragip Guraziu

-Kosova urgjentisht duhet paditur në Hagë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, sepse pas Millosheviqit, edhe ai konsiderohet ndër përgjegjësit kryesor sepse mori pjesë aktivisht në organizimin e vullnetarëve, formacionet paramilitare, së bashku me Vojislav Shesheli, i dënuar si krimineli i luftës në Hagë më 12 burg, ku shkaktoi luftë dhe fatkeqësi duke filluar nga lartë në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Kjo heshtje që i ka kapluar krerët e shtetit të Kosovës për vite të tëra, është bërë e pa pranueshme, por edhe e ulët dhe e turpshme sepse nuk ka madje asnjë iniciativë për padi për krime në instancat ndërkombëtare, derisa në Serbi këto ditë me të madhe kanë shpërthyer denoncimet e hapura ndaj kreut të shtetit serb për krime në territorin e ish Jugosllavisë e me theks të posaçëm edhe për krimet e kryera në Kosovë.

-Një denoncim për krimet e kryera nga Regjimi serb në Gjykatës Speciale në Hagë, dhe gjithandej në kanalet diplomatike në botë, e ka shpërndarë kundër Presidentit serb, në fundjavën që mbeti pas, kreu i Partisë Republikane në Serbi Nikola Sandulovic, denoncim i cili e bënë bashkëpërgjegjës ndër kryesorët pas Millosheviqit edhe Aleksandër Vuçiqin për krimet e kryera, ku flet edhe për masakrën në Prekaz, në familjen e jasharajve. Është një logjikë e pa kuptueshme e heshtjes për më shumë se dy dekada, e sidomos në këto vitet pas pavarësisë, që ka mbuluar spektrin politik të Kosovës dhe institucionet e larta të shtetit, së bashku me sistemin e drejtësisë, që nuk bënë asnjë hap të vetëm për ra paditur shtetin serb për krimet në Kosovë.

Këtë heshtje të lidershipit kosovar, sikur po e thyejnë figura të arsyeshme të politikes dhe jetës publike e akademike në serbi, që së fundi janë shumë të zëshëm për krimet e kryera nga ish regjimi i Millosheviqit në këto hapësira të ish Jugosllavisë, e këtu përfshihet edhe Kosova. Aleksandër Vuçiq është dhe konsiderohet përgjegjës, aq më tepër që është në krye të shtetit dhe po e vazhdon politikën e njëjtë të Millosheviqit, vetëm se pak sa më të modifikuar.

Është për tu përshëndetur nisma e krye republikanit serb

Nikola Sanduloviç i cili së fundi ka bërë denoncim me emër e mbiemër, për krimet serbe në Kosovë, duke ja adresuar ato kreut të shtetit Aleksandër Vuçiq dhe ish bashkëpunëtorëve të tij të kohës së Millosheviqit.

Republikani serb thotë se Vuçiq ka qenë një nxitës i drejtpërdrejtë i ushtrisë dhe policisë serbë për të kryer krime dhe këtë e rikujton duke pyetur se ku është përgjegjësia e deklaratës së tij për kryetarin në parlamentin serb ku kërcënoi dhe njoftoi vrasjen e 100 myslimanëve për NJË serb, pas së cilës deklaratë ka ndodhur edhe masakra e Srebrenicës!

Ai dëshiron që Vuçiq të deklarohet se ku është përgjegjësia e shkuarjes së tij në Bosnje dhe Hercegovinë kur ai u armatos me pushkë në një kodër mbi Sarajevën e pushtuar për vite me radhë dhe nga kodra u vranë civilë që guxuan të dilnin nga bodrumi pas rrethimit disa vjeçar. Po ashtu sipas tij rol vendimtar Vuçiq ka pasur edhe për aksionet kriminale të ushtrisë e policisë serbe në Kosovë prandaj thotë se ku është përgjegjësia e tij për masakrën e familjes Jashari në Kosovë sepse ai ishte anëtar aktiv i qeverisë serbe në atë kohë që miratoi krimin dhe fshehu të vërtetën reale nga publiku serb dhe ndërkombëtar.

Derisa inteligjenca serbë nuk po mundë të pajtohet dhe heshtë para krimeve që kanë kryer drejtuesit e këtij shteti në të kaluarën kundër popullatës së pa fajshme shqiptare, boshnjake e kroate, mbetet e pa kuptueshme dhe situatë e ulët e heshtjes së kastës sonë politike e cila duket sikur ka rënë në narkozë dhe nuk i kujtohet asgjë lidhur me këtë të kaluar të dhimbeshe për të cilën tani denoncojnë pa frikë intelektualët dhe demokratët serb. Gjithsesi krimi nuk vjetërsohet prandaj shpresa e vetme për adresimin e kësaj çështje mbetet tek Qeveria Kurti, përderisa kemi edhe pritjen për fillim të një faze të re të dialogut me Serbinë, i cili dialog nuk mundë të ketë kuptim pa e adresuar çështjen e krimeve dhe dëmeve të luftës, për të cilat flasin e denoncojnë edhe pjesëmarrës të gjallë, figura të strukturave komanduese në polici e ushtri, dëshmitar nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".