KQZ përjashton nga rezultati një vendvotim në Vushtrri dhe një në Mitrovicë të Veriut

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 15:08
KQZ përjashton nga rezultati një vendvotim në Vushtrri dhe një në Mitrovicë të Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përjashtuar dy vendvotime nga rezultati.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. Ai tha se vendvotimet e refuzuara janë në Vushtrri dhe Mitrovicë të Veriut.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për përjashtimin nga rezultati të dy vendvotimeve. Bëhet fjalë për vendvotimet 2717B/01R (Vushtrri) dhe 3805B/05R (Mitrovicë e Veriut)”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka treguar se pas rinumërimit, ka rezultuar se ka mospërputhje në mes të nënshkrimeve dhe fletëvotimeve.

“Pas rinumërimit, rezulton se ka mospërputhje në mes të nënshkrimeve dhe fletëvotimeve. Janë 5 respektivisht 10 fletëvotime më shumë se nënshkrime”, ka deklaruar Elezi.

(Kosova Sot Online)