Nëse diaspora ka votuar kështu, kaq deputetë merr Vetëvendosje

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 15:18
Nëse diaspora ka votuar kështu, kaq deputetë merr Vetëvendosje

Në rast se mbi 75% të votave të diasporës janë për Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë numri i ulëseve të tyre në Kuvend të Kosovës mund të rritet mbi 57 deputetë.

Kështu ka bërë të ditur opinionisti Bleron Baraliu me parashikimin e fundit që e ka publikuar në Facebook.

Ai thotë se në rast se LVV-ja arrinë t’i ruaj 75% të votave të diasporës, atëherë do të arrijë në 58 deputetë.

Ndërsa, në rast se i merr 61% të votave të diasporës atëherë do t’i sigurojë 56 deputetë.

Vetëvendosjes, sipas Baraliut, i duhen t’i fitojë mbi 89% të votave në mënyrë që t’i sigurojë 59 ulëse.

(Kosova Sot Online)