Pajazitaj: Vrasësi i Donjetës vinte me ne për ta kërkuar atë, thoshin se është martuar

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 18:01
Pajazitaj: Vrasësi i Donjetës vinte me ne për ta kërkuar atë, thoshin se është martuar

Vëllau i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi Pajazitaj po kërkon drejtësi për vrasjen e motrës së tij, raporton Gazeta Express.

Ai kërkon nga institucionet e drejtësisë që të zbulojnë bashkëpunëtorët e Naser Pajazitaj i cili akuzohet për vrasjen e Donjetës, derisa kërkon të dijë edhe arsyet se pse është vrarë motra e tij.

Pajazitaj në një lidhje direkte thotë se i dyshuari për vrasjen e tij gjatë kohës sa Donjeta ishte e zhdukur e kërkonte bashkë me ta, derisa u thoshin se ajo ishte martuar.

“Donjeta ka qëndruar 6 javë e zhdukur dhe nuk ka pas njeri në fshat që nuk ka ardhur për të pyetur për Donjetën. Unë jam nervoz se si kemi qenë familje aq e verbër dhe si nuk kemi mund ta shohim se po na punojnë këtë tradhti. Edhe personi që dyshohet për vrasjen e saj ka ardh te ne, kanë shkuar me babin në disa vende dhe thuhej që ajo është martuar”, ka thënë ai.

Shkëlqim Pajazitaj ka deklaruar se nuk i beson organeve të drejtësisë, pasi ende nuk e din se pse është vrarë motra e tij.

(Kosova Sot Online)