Muhaxheri për Vjosa Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 22:20
Muhaxheri për Vjosa Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e fundit në LDK pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe situatën brenda partisë si dhe Vjosa Osmanin.

Muhaxheri ka thënë se mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka qenë shumë i qartë.

“Unë besoj qe mesazhi i qytetarëve ne këto zgjedhje është shumë i qarte, dhe ata që nuk e lexojnë qarte këtë mesazh nuk kanë kuptuar kurrgjë. Unë besoj se të  gjitha strukturat prej Kryetarit e teposhte e kanë  kuptuar qarte këtë mesazh, dhe do te reflektojnë karshi asaj apo mesazhit që ka thënë elektorati i LDK-ës. Ai elektorat po kërkon ndryshime, ai ndryshim duhet me ardh, me njerëz te ri e forca te reja.”

Ndërsa ka folur edhe për ish-bashkëpartiaken e saj, Vjosa Osmani, e cila ka qenë kandidate për presidente e listës së VV’së.

“E kom pas kolege, besoj që mundet me kry rolin e Presidentes, te shohim qysh e bjen jeta në realitet, sa ka me qenë efikase në menaxhimin e institucioneve kryesore të shtetit.”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)